albanian graphics, albanian glitters, albanian webdesign, albanian music, albanian music videos
albanian graphics, albanian glitters, albanian webdesign, albanian music, albanian music videos

SHEFDOMI.COM EXCLUSIVE INTERVIEW
Bledi Strakosha

Si do ta pershkruanit veten, çfare tipi jeni, çfare karakteri keni?
Mendoj se jam pozitiv. Kete ma thone edhe miqte qe me njohin mire. Kryesisht tip i qete, ambicioz, por brenda kufijve, me pelqejne shume udhetimet, te njoh njerez te rinj. Me pelqen te ndaj kohen time me njerezit qe dua me shume...

A eshte Bledi I dashuruar?
Po, jam.

Cili mendon qe ka qene çelsi I suksesit tuaj?
Nuk di ta them me siguri, por besoj se kembengulja dhe puna ime.

Si e ka nisur Bledi karieren e tij artistike?
Ne Radio Tirana me 1994 me nje emision per femije, me tej u angazhova edhe ne sektorin e kultures ne po kete radio e me vone filloi karriera ime ne TV ne ekranin e TVSH qe ishte televizioni i vetem asokohe.

Shume artiste I jane larguar vendit dhe ende vazhdojne, po Bledi?
Une jo, preferoj te qendroj ne Shqiperi. E dua shume Shqiperine dhe Shqiptaret per t'u larguar.

Ka nje kuriozitet, gjithmone I cuditshem se si e kalojne kohen e lire njerezit publik. Pra si e kalon kohen e lire Bledi Strakosha dhe a ndjehet I ‘ngacmuar’ ai nga njerezit?
Kohen e lire e kaloj kryesisht online, duke pare ndonje film a dokumentar ne TV ose duke lexuar. Shpesh, preferoj te qendroje me familjen time gjithashtu ku bisedat dhe koha qe ndaj me ta eshte gjithnje nje kenaqesi qe pak njerez apo gjera mund te ma japin.

A mund ti zbuloje sado pak Bledi Strakosha planet e tij per te ardhmen?
Kam disa, por preferoj te mos i zbuloj deri ne momentin qe ato do te behen konkrete.

A shpenzoni shume per lukun tuaj?
Shpenzoj, por jo me shume se c'duhet.

A keni raporte te mira me parate?
Po, parate me shijojne, si kujtdo, por fatkeqesisht shpenzoj shume. Nuk di te kursej :-(

C’mardhenie keni me prezantues te tjere?
Shume te mira. Kam bashkepunuar thuajse me te gjithe dhe i kam gjithashtu miq. Edhe jashte pune takohemi shpesh e kalojme momente te vecanta.

Kush ju ka mbeshtetur me shume gjate karieres tuaj?
Shume njerez me thene te drejten. Por do te vecoja regjisoret Ylli Pepo e Pali Kuke.

Ku keni ndermend ti kaloni pushimet verore?
Per momentin po i kaloj ne Golem, ne nje vile ku ka edhe pishine. Me vone them te shkoj ne Turqi, gjithnje nese nuk do te me duhet te punoj per nje projekt te ri qe filloj ne shtator.

Cfare vlereson dhe urren me teper Bledi tek njerezit?
Vleresoj sinqeritetin dhe shpirtgjeresine dhe urrej hipokrizine dhe ligesite.

A keni ndonje projekt te afert?
Po, kam disa. Njeri prej tyre eshte mjaft i madh, kerkon shume pune e shume para, por besoj se do ia dal mbane.

Si e shikon Bledi te ardhmen?
Preferoj te mos e imagjinoj, sepse ne fund te fundit fati do bej punen e vet. Le te ndodhe c'eshte shkruar te ndodhe, eshte e kote ta imagjinoj :-)

Dicka tjeter qe do te deshironi te thonit tek lexuesit e kesaj Interviste. I falenderoj nese e lexuan deri ne fund dhe i uroj nje vere te fresket e te kendshme, e sigurisht edhe shume fat ne jete!!